FREE DELIVERY WITHIN TIRANA ON ORDERS OVER 5,000 L
Selin Organicorganic maternity care
ShopJournalAboutOur Midwives
Post Partumi pa filtra

13 May 2026

Post Partumi pa filtra

Postpartum nuk është vetëm dritë. Por as vetëm errësirë.

Post partumi është një përzierje që të çorienton sepse në të njëjtën ditë mund të ndjesh dashurinë më të madhe të jetës tënde dhe, njëkohësisht, lodhjen më të thellë që ke përjetuar ndonjëherë. Muaji i parë pas lindjes ishte periudha më e vështirë e jetës sime. E kujtoj si një mjegull të rëndë. Ditët dhe netët u përzien. Trupi im ishte i lodhur, me dhimbje , i huaj për mua. Rikuperimi dukej sikur nuk po mbaronte kurrë. Çdo mëngjes zgjoheshs me të njëjtën ndjesi rëndese dhe çdo natë më dukej më e gjatë se e mëparshmja. Dhe pastaj ishte gjidhënia. Ajo që dukej kaq instinktive për të tjerët, për mua ishte një luftë e heshtur. Dhimbje. Pasiguri. Lot që i fshija shpejt. Momente kur ndihesha e dështuar, kur pyesja veten nëse po i jepja mjaftueshëm, nëse po bëja diçka gabim. Ankthi ishte gjithmonë aty. Në mendimet e mia, në netët pa gjumë, në çdo detaj të vogël. Frika se mos nuk jam mjaftueshëm e mirë. Frika se mos po gaboj. Dhe prapë,në mes të gjithë kësaj errësire, kishte momente që ndriçonin gjithçka. Momenti kur ajo më shikonte drejt në sy, gjithçka ndalonte për një sekondë. Kur më kapte gishtin me dorën e saj të vogël, instinktivisht më qetësonte më shumë se çdo fjalë. Kur flinte mbi gjoksin tim,frymëmarrja e saj bëhej ritmi im. Kur e ndjeja afër dhe e kuptoja që, pavarësisht gjithçkaje, isha gjithçka për të. Këto momente ishin të vogla por ishin gjithçka. Sepse më mbanin. Më rikthenin. Më kujtonin pse po luftoja çdo ditë. Nuk isha vetëm e lodhur fizikisht. Isha e lodhur në shpirt. Por në të njëjtën kohë isha edhe e mbushur me një dashuri që nuk e kisha njohur kurrë më parë. Dhe kjo është ajo që nuk thuhet shpesh: Mund të jesh e thyer dhe e mbushur me dashuri njëkohësisht. Mund të qash dhe të ndjesh mirënjohje në të njëjtën frymë. Mund të kalosh një nga periudhat më të errëta të jetës dhe prapë të përjetosh momentet më të bukura brenda saj. Me kohën, gjërat nuk u bënë perfekte. Por u bënë pak më të lehta. Fillova të kuptoj që nuk duhet të jem perfekte. Që mjafton të jem aty. Që edhe në ditët kur ndihesha e humbur, unë po bëja mjaftueshëm. Sepse ajo nuk kishte nevojë për një nënë perfekte. Ajo kishte nevojë për mua. Dhe unë, pavarësisht lodhjes, pasigurive dhe lotëve, isha aty. Nëse je duke kaluar këtë tani, dua të dish: Nuk je vetëm në këtë errësirë. Dhe ato momente të vogla drite që ndjen janë reale. Janë të forta. Dhe do të rriten. Sepse një ditë, pa e kuptuar, do të kthesh kokën pas dhe do e kuptosh që ke kaluar nëpër një stuhi,por ke mbajtur në krahë dritën tënde gjatë gjithë kohës.

Related Articles

A e “plak” shtatëzania  trupin e gruas? Çfarë thotë shkenca

11 April 2026

A e “plak” shtatëzania trupin e gruas? Çfarë thotë shkenca

Shtatëzania mund të jetë edhe e vetmuar

29 April 2026

Shtatëzania mund të jetë edhe e vetmuar

Fenomeni flamingo pas lindjes

27 February 2026

Fenomeni flamingo pas lindjes

Selin Organicorganic maternity care

Trusted by thousands of families across Albania and Kosovo. Selin Organic care for every stage of your journey.

Shop

  • All Products
  • Digital Downloads
  • Comfort & Support
  • Nutrition
  • Gift Sets

Learn

  • Journal
  • About Us
  • Our Midwives

Get in Touch

  • selinorganic@gmail.com
  • +355 68 330 5369

Tirana, Albania
Mon–Sat, 9am–10pm CET

© 2026 Selin Organic. All rights reserved.

Privacy PolicyTerms of ServiceReturns