FREE DELIVERY WITHIN TIRANA ON ORDERS OVER 5,000 L
Selin Organicorganic maternity care
ShopJournalAboutOur Midwives
Matreshenca

27 February 2026

Matreshenca

Shpesh herë, profesionistet e kujdesit shëndetësor, fokusohen në çështjet problematike që lidhen me shëndetin mendor tek nënat në post partum...

Të bëhesh nënë, thonë që është ngjarja më e bukur në jetën e një femre. Një sërë ndryshimesh fizike e emocionale ndodhin në këtë periudhë dhe herë-herë disa emocione bëhet të pakontrollueshme. Kjo fazë në jetën e një femre njihet me temin MATRESHENCË, ku njësoj si adoleshenca është një fazë kalimtare, ku hormonet “zhgënjehen”, flokët dhe lëkura sillen siç duan vet e herë here duket sikur keni një trup që ka ‘mendjen’ e vet. Ndryshimi? Sigurisht i vështirë, edhe pse shumë njerëz presin që ju të jeni të lumtur ndërkohë që po përballeni me një trup dhe emocione të reja. Nga një këndvështrim neuroshkencor, emocionet e matresencës kanë të bëjnë me ndryshime kimike në trurin e një femre sa që edhe shkenca ndonjëherë nuk di ti jap shpjegim. Teksa punoj përditë me shumë nëna, kam vënë re se çdo histori është unike por disa aspekte psikologjike të rrëfimit gjatë matreshencës duket të jenë universale, të njëjta nga çdo nënë anembanë botës. Nisur edhe nga një pyetësor ku morën pjesë 132 nëna shqiptare, të cilat u pyetën rreth eksperiencës tyre të mëmësisë, unë arrita të nxjerr këto konkluzione: 1. Nuk ka eksperiencë të keqe apo të mirë të mëmësisë por ka eksperiencë edhe të mirë edhe të keqe, ka momente të vështira por edhe të bukura. 2. Fantazia kundër realitetit Imagjinata juaj për mëmësinë është krijuar nga ajo që ju keni dëgjuar apo keni parë nga nëna juaj, motrat, mikeshat, komuniteti ku jetoni dhe kultura juaj. Ndonjëherë imagjinata juaj për atë që prisni që mëmësia të jetë është aq e fuqishme sa që realiteti zhgënjen dhe nuk përputhet me pritshmëritë tuaja. 3. Ndjenja e fajit, turpit dhe ideja për të qenë nëna perfekte. Personalisht më bezdis fakti kur dëgjoj termin “nënë e mirë”. Kjo tentativë e juaja për të qenë perfekte ju bën të ndiheni në faj. Kush është perfekt? Askush? Ndaj mos e harroni që ju jeni nëna që bebushi juaj ka nevojë. Ju jeni perfektja e bebushit tuaj! 4. Ndikimi i brezave… Dashur pa dashur, brezi më i vjetër se ju, ndikon në stilin tuaj të prindërimit. Disa tentojnë të krijojnë një stil të vetin por askush nuk shpëton pa pyetur mamin apo vjehrrën qoftë edhe një herë të vetme. Qofshin metoda të mira apo të këqija, ndikimi i tyre në eksperiencën e nënave të reja është ende i fuqishëm 5. Kokurs mëmësie… Eh, sa here do dëgjoni “Unë kështu e unë ashtu”. Mëmësia nuk është konkurs midis mikeshave, kunatave apo motrave, por është një eksperiencë unike që secila duhet ta përjetojë siç do vet, si i vjen natyrshëm, si ta ndjejë! Lindja e një fëmije është një akt krijimi, jo vetëm se po vjen një krijesë e re, por po lind një familje e re. Teksa bazohem në 132 rëfimet e nënave shqipëtare, dua t’ju them se mëmësia nuk mësohet, vjen natyrshëm, ndiqni instiktin tuaj. Informohuni që të dini çfarë ju pret, por përveç profesionistëve (kur duhet ndërhyrje), askush s’duhet t’ju trugoj si të veproni me bebin tuaj. Mëmësia ka sfidat e veta, që tek gjidhënia e derisa të bëheni gjyshe, ama kjo s’duhet t’ju demoralizoj. Ju jeni fiks ajo që vogëlushi juaj ka nevojë dhe jeni mjaftueshëm për të, madje më shumë se sa e mendoni. Do dëgjoni shumë këshilla në rrugëtimin tuaj të mira dhe të këqija, por instikti juaj mjafton për ti dalluar. E teksa dëgjoni se për 40 ditë nuk duhet të dilni nga shtëpia, mos i dëgjoni! Dilni, shëtisni, shijoni të voglin tuaj. E nëse mendimet negative ju mbysin, mos i dëgjoni, janë ato hormonet “budallaqe” që shumë shpejt do ikin. Dilni para pasqyrës dhe thoni: Unë jam mami më e mirë në botë, jam më e mira për bebin tim! Ndërsa ne si personel, duhet të njohim më mirë emocionet e nënave të reja, të punojmë më shumë e to, e përse jo, të hedhim themelet e krijimit të klasave prenatale të përhapura masivisht.

Related Articles

A e “plak” shtatëzania  trupin e gruas? Çfarë thotë shkenca

11 April 2026

A e “plak” shtatëzania trupin e gruas? Çfarë thotë shkenca

Shtatëzania mund të jetë edhe e vetmuar

29 April 2026

Shtatëzania mund të jetë edhe e vetmuar

Fenomeni flamingo pas lindjes

27 February 2026

Fenomeni flamingo pas lindjes

Selin Organicorganic maternity care

Trusted by thousands of families across Albania and Kosovo. Selin Organic care for every stage of your journey.

Shop

  • All Products
  • Digital Downloads
  • Comfort & Support
  • Nutrition
  • Gift Sets

Learn

  • Journal
  • About Us
  • Our Midwives

Get in Touch

  • selinorganic@gmail.com
  • +355 68 330 5369

Tirana, Albania
Mon–Sat, 9am–10pm CET

© 2026 Selin Organic. All rights reserved.

Privacy PolicyTerms of ServiceReturns